Kandidati i pavarur për Komunën e Gostivarit, Visar Ademi, deklaroi në një emision televiziv se fushatën e tij zgjedhore po e mbulon pa mbështetje partiake, duke u bazuar vetëm në kontributin e diasporës dhe mjetet personale.
“Jam i pavarur dhe këtë po e dëshmoj në praktikë – pa struktura partiake, pa interesa të fshehta. Diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë për Gostivarin, dhe këtë herë po e dëshmon sërish,” – u shpreh Ademi.