Alsat 2020-03-21T21:53:58+01:00
Duke filluar që nesër në Maqedoni do të zbatohet masa orë Policore. Lëvizja e qytetarëve do të kufizohet për harkun kohorë nga ora 21 deri në orën 6 të mëngjesit. Ky vendim u soll në mbledhjen e sotme të Qeverisë, në kuadër të masave më shtrënguese ndaj lëvizjes së qytetarëve.
Informoj se qeveria e solli vendim edhe për një masë që për herë të parë zbatohet në historinë e vendit në gjithë territorin. Sollëm vendim për masa më radikale me qëllim të mbrojmë shëndetin e qytetarëve nga virusit. Prej nesër fillon ora policore, nga data.22 mars ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21 deri në orën 6 për çdo ditë. S`ka kompromis. Masat duhet ti zbatojmë të gjithë”- tha Oliver Spasovski, kryeministër i Maqedonisë.
Nga kjo masë përjashtohen punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Armata, Zjarrfikësit, persona të punësuar në “ Higjiena Komunale”. kategori e qytetarëve konkretisht.
Nga kjo ndalesë përjashtohen personat që do të kenë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore, që do të jenë në gjendje të rrezikshme për jetën, persona me dializë të shoqëruar nga jo më shumë se dy persona. Nëse në rast të tillë vetura ndalohet nga policia, do të verifikohet në mënyrë plotësuese arsyeja e lëvizjes”-pohoi Oliver Spasovski, kryeministër i Maqedonisë.
Drejtorët e ndërmarrjeve shëndetësoret publike duhet të përgatisin listë me të gjithë të punësuarit për të cilët do të potencohet se do të kenë nevojë të patjetërsueshme për të lëvizur. Kërkohet të limitohet numri i farmacive kujdestare, të cilat do të shënohen nga Ministria e Shëndetësisë, Agjencia e Barnave ose nga Fondi për Sigurim Shëndetësor. Qasja deri tek këto farmaci do t’u lejohet vetëm atyre që kanë qenë paraprakisht në mjek. Kompanitë e taksive duhet të caktojnë një numër të kufizuar veturash që do të lëvizin gjatë orës policore të cilat do të lëvizin vetëm në relacionet drejt apo nga spitalet dhe farmacitë. Ekipet kujdestare të EVN-së, Ujësjellës dhe Kanalizime, shërbimet e telekomunikimit, guxojnë të lëvizin vetëm pas një lajmërimi paraprak në numrin 192. Transport publik gjatë këtij harku kohorë nuk do të ketë. Ndërsa kompanitë për transportin e udhëtarëve mes qyteteve duhet të kufizojnë për 50% agjendën transportuese.
Evi Shkopi
Loading…




