Një program në vlerë prej 10 milion eurosh, i financuar nga BE-ja do të zbatohet në kuadër të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në periudhën prej tre viteve në gjashtë vende dhe territore në Ballkanin Perëndimor, ndërsa buxheti i paraparë për komunat në Maqedoni arrin 845.000 euro. Përmes kësaj synohet të arrihet një bashkëpunim dhe partneritetit më i mirë mes komunave dhe shoqërisë civile, njohton Almakos.
Lidhur me këtë Shefi i sektorit për bashkëpunim të Bashkimit Evropian, Nikolla Bertolini, tha se qëllimi është që të përmirësohen përfitimet për qytetarët, pasi inkuadrimi drejt BEsë nuk është vetëm një proces i gjatë i përshtatjes dhe harmonizimit të rregullativës ligjore.
“Gjetja e mënyrave më të mira për bashkëpunim më të mirë midis organizatave të shoqërisë civile dhe autoriteteve lokale është një prej mënyrave përmes të cilës qytetarët do të kenë dobi. Përmirësimi i demokracisë nuk është vetëm diçka që është e rëndësishme për pushtetin qendror, por është e rëndësishme në mënyrë të barabartë edhe për autoritetet lokale”, tha Shefi i sektorit për bashkëpunim të Bashkimit Evropian, Nikolla Bertolini .
Në këtë konferencë pjesmarrëse ishte edhe përfaqësuesja e UNDP-së Liuza Vinton, e cila tha se ky program përqëndrohet në sfidat e shumëta që kanë autoritet lokale, e kjo është vërejtur gjatë punës më shumë se 10 vjecare të UNDP-së. Sipas saj shumë organizata qytetare kanë shume energji për të bërë punën e tyre, por nuk kanë mjete financiare për ta realizuar këtë.
“Kemi një numër të madh të komunave që i mbështesin organizatat civile, por deri tani pjesa më e madhe e tyre i kanë shpenzuar fondet në aktivitete sportive. Gjithashtu ka mungesë të rregullave të qarta dhe procedurave në bazë të të cilave komunat veprojnë me këto mjete”- tha Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Uinton.
Përmes këtij programi synohet përmirësimi i kushteve të organizatave civile , e permes tyre të përmirësohet edhe jeta e qytetarëve të pastrehë, të varfër, njerëzit në nevojë dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në komunitet.
Evi Shkopi
Almakos.com