Të paraburgosurit për ngjarjet e 27 prillit duket se festat e fundvitit do i kalojnë në burg edhe pse vijon afati për vendim pas ankesave të tyre, transmeton Zhurnal.mk
Një pjesë e avokatëve të të burgosurve kanë dorëzuar ankesa deri tek gjykata e apelit ndërsa afati për vendim në gjykatën e shkallës së dytë po vazhdon ndërsa 48 orët e parapara me ligj tejkalojnë nesër.
Për disa nga të paraburgosurit vendimi për vazhdim të paraburgimit nga gjykata penale ka arritur deri tek avokatët e tyre, nga apeli nuk janë të disponueshëm nëse do të presin gjithë ankesat e më pas të vendoset nga këshilli i përbërë prej 5 gjykatësve.
Këshilli penal në gjykatën themelore Shkupi 1 të mërkurën mori vendim që të pranojë propozimin e prokurorisë për krim dhe korupsion që për 23 të dyshuar të vazhdohet paraburgimi në burgun e Shuto Orizres edhe për 30 ditë ndërsa për gjashtë prej tyre 30 ditë burg shtëpiak.