04 March
Pasojat nga retorika nacionaliste e politikanëve dhe vendimi i fundit i Ivanovit po reflektohen edhe nëpër rrugë duke krijuar ndarje të thella në shoqëri. Qytetarët maqedonas mbështetës të këtyre politikanëve, sërish sot kanë dalë në protesta në disa qytete kundër platformës shqiptare dhe qeverisjes eventuale të LSDM-së me BDI-në.