Persona të panjohur mbrëmë i kanë vënë flakën një automjeti “BMW” pronësi e A.J. (30) nga Shkupi, i cili është djegur në pjesën e përparme. MPB informoi se mbrëmë në orën 02:23 D.J. ka denoncuar se në rr.”Adam Mickieviq” në Shkup, nga ana e disa personave të panjohur të cilët kanë qenë me maska në kokë, me shishe paraprakisht të ndezur, i është vënë flaka në pjesën e përparme automjetit “BMW” me targa të Shkupit, pronësi e birit të tij A.J. (30), i cili vetë ka arritur ta shuajë zjarrin, ndërsa personat e kanë braktisur vendin e ngjarjes. Po ndërmerren masa për gjetjen e personave.
Data 09.04.2026
Aktuale
- 27 vjet nga Beteja e Koshares – përballja që theu kufirin Kosovë–Shqipëri
- Vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan
- Popullsia në moshë pune në RMV do të ulet për rreth 470 mijë persona deri në 2055
- Arbër Ademi: Opozita maqedonase e bëri të qartë çështjen e ligjit për gjuhët, pasojat mund të jenë të mëdha!
- 56 vjeçari nga Gostivari pa leje të vozitjes aksidentohet me veturën e policisë në Tetovë
- Nis riorganizimi i degës së BDI-së, Xhaferi paralajmëron fazë të re mobilizimi
- Kapet me implante ilegale në vlerë 16 mijë euro në Aeroportin e Shkupit
- Kuvendi miratoi Ligjin për Shkollën e Mesme Policore, ja si do të funksionojë

