Katër shqiptarët e arrestuar nga policia në provincat e Barit dhe Cuneos, me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar, banonin prej vitesh në Itali shkruajnë mediat italiane. Hetimet kanë çuar në identifikimin e një celule terroriste të pranishme në Itali dhe sipas hetuesve, shumë e rrezikshme. Detajet do të bëhen të ditura gjatë një konference për shtyp në zyrat e Drejtorisë së Antimafias në Bari. Video e operacionit me poshte:



