Lista e papastruar Zgjedhore, shpjegimi i pamjaftueshëm i përmbajtjes së Marrëveshjes me Greqinë, mungesa e fushatës “kundër” pyetjes së referendumit, janë vërejtjet kryesore të Misionit të OSBE dhe ODIHR në Shkup. Në Raportin e mbikëqyrësve të procesit votues shtohet se referendumi ka kaluar në atmosferë të qetë, pa incidente, por megjithatë “njomë të zezë” ka lënë mosbesimi në Listën Zgjedhore. Prandaj, ata rekomandojnë që Lista të pastrohet urgjentisht për t’i shmangur problemet e njëjta edhe gjatë proceseve të ardhshme votuese.
Ndjeva se nuk ka besim në Listën Zgjedhore. Shpresoj se Qeveria dhe administrata do ta shfrytëzojnë këtë kohë për ta pastruar dhe për ta përpunuar Listën Zgjedhore. Përqendrohuni në këtë, që të mos debatojmë prapë për këtë problem edhe në zgjedhjet e ardhshme, deklaroi Shtefan Shenah nga Këshilli Evropës.
Një vërejtje tjetër serioze nga misioni vëzhgues është edhe fakti se partive politike nuk u është lejuar që të kenë përfaqësues të tyre në vendvotimet, me çka, siç thonë, është ulur transparenca e procesit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi fushatë informative, por nuk i ka nxitur qytetarët që të dalin dhe të votojnë, thuhet në raportin. OSBE ka pasur vërejtje edhe rreth shpjegimit të pamjaftueshëm të përmbajtjes së Marrëveshjes së Prespës.
Përmbajtja e Marrëveshjes nuk ishte shpjeguar mjaftueshëm. Mediat e mbushën këtë zbrazëti me informacioneduke i informuar qytetarët paraprakisht. Mediat ofruan shumë informata përmes programit të tyre, por më dominuese ishte fushata “për” referendumin, kurse mungoi ajo “kundër”, deklaroi shefi i misionit të OSBE/ODIHR, Jan Petersen.
Sipas Raportit, mbi 270 vëzhgues të OSBE/ODIHR që e kanë ndjekur procesin e votimit, nuk kanë vërejtur shkelje gjatë procesit, siç është fotografimi i fletëvotimeve apo mbushja e kutive. Misioni ka bërë thirrje që të respektohet vullneti i votuesve, kurse në të ardhmen të gjendet mënyrë më praktike për votimin e shtetasve të Maqedonisë, të cilët jetojnë jashtë vendit.
PËRGATITI: DANÇE AZMANOVA
Data 09.05.2024
Aktuale
- Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
- Bytyqi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LSDM-së
- Luana Vjollca shqetëson të gjithë me këtë fotografi
- Artan Grubi: Fitore absolute e Frontit Evropian!
- OBRM-PDUKM feston fitoren e dyfishtë në Shkup
- Kovaçevski: Rezultatet e LSDM-së zhgënjyese – morëm goditje të fortë!
- VMRO prin në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut
- Mickoski: Maqedonia fitoi, është koha e LSDM-së dhe BDI-së të shkojnë në opozitë