Teksa ish-kryeministri Sali Berisha mban fjalën e tij para mbështetësve në protestën para kryeministrisë, militantët kanë hedhur kapsolla në drejtim të efektivëve të policisë.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Panorama Online”, kapsollet shpërthyen pranë kordonit të policisë, të cilët janë vendosur para godinës së kryeministrisë.
Nga shpërthimi mësohet se ka pasur edhe një efektive që është lënduar dhe është larguar menjëherë nga kolegët e saj.