Kandidati i Besës premton zonë industriale në Gostivar..
Kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar të Gostivarit, Asaf Ademi, është inxhiner i diplomuar i ndërtimatarisë, gjatë kohë ka punuar në komunë si shef i departamentit për zhvillim lokal dhe çështje të urbanizmit, ndërsa një mandat ka qenë edhe ambasador i Maqedonisë në Danimarkë. Aktualisht drejton një kompani të huaj në Maqedoni, që merret me prodhimin e softuerit.
Në një intervistë për Almakos flet për pasionin për vendlindjen e tij dhe për dëshirën e madhe që me përvojën e tij të vihet në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe të infrastrukturës së Gostivarit.
Ademi, si kandidat i ri me përvojë administrative në thithjen e fondeve evropiane, shqetësohet për depresionin ekonomik dhe mungesën e infrastukturës elementare, e cila për pasojë ka braktisjen e vendit nga të rinjët.
Ai premton uljen e taksave dhe realizimin e tre projekteve prioritare, siç janë ndërtimi i një zone industrial për thithjen e investimeve të huaja, ndërtimin e rrjetit të gasifikimit dhe ndërtimi i infrastrukturës moderne në qytet.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1860767700630740/

