Sonte në emisionin debativ #ClickPlus drejtpërdrejt në #TV21 vijon debati me temë: LSDM kërkon BDI-në, Besën dhe Aleancën në Qeveri.
Sa afër janë partitë shqiptare drejt lidhjes së koalicionit me social-demokratët, dhe sa do të kenë hise në qeverinë e ardhshme?
Tahir Hani nga rradhët e BDI-së mendon se partitë politike në këto momente nuk e di nëse e kanë të qartë raportin e tyre politik apo raportin në lidhje me LSDM-në, duhet të jenë konstruktive qëndrimet e tyre në lidhje me formimin e qeverisë dhe së shpejti të themelohet qeveria e ardhshme me tendencë të pasojë realizimi i parimeve dhe qëndrimeve të zotuara, deklaron Hani njofton Almakos.
Agron Ferati nga LR-PDSH thekson se partitë politike shqiptare shpesh herë kanë qenë shumë më të ashpërta mes veti se sa në raport me partitë politike maqedonase. Në përbërjen e re qeveritare është mirë të jenë përfshirëse gjithë partitë politike shqiptare. Eshtë mirë që tani të ndahen përgjegjësitë e këtyre partive. Kemi shumë për të bërë rreth regjistrimit, proceseve demokratike, emrit, gjygjësisë, administrata e madhe dhe e stërngarkuar dhe gjithë këto çështje do duhen të zgidhen me një qeveri reformatore. Koha do të tregojë se cili subjekt politik ku e ka synimin.
Ismet Ramadani vlerëson se duhet të ketë një konsolidim mes partive shqiptare se si të kalohet në fazën tjetër rreth formimit të qeverisë. Ata kanë deklaratën e përbashkët në përmbajtje të programit me shumë pak dallim nga forma, respektivisht nga programet e tyre politke. Në qeveri duhet të marrin pjesë të gjitha partitë, Aleanca, Besa dhe Bdi. Njëher duhet të ndahen dikasteret dhe këto parti nën udhëheqjen e qeverisë me Zaev do të jenë në të njejtën kohë në ekzekutiv kontrollues të njëra tjetrës, do e përcjellin njëra tjetrën se si do udhëheqin me ministritë dhe dikasteret e marra.
Parlamenti ka punë më transparente, aty secili mban përgjegjësi për secilin fjalim që mban në foltore, ndërkaq për shqiptarët kepërdorimet më të mëdha janë bërë nga ekzekutivi …Do jetë një konkukrenc dhe garë për të mirë.
Albert Musliu thekson se politikbërja nuk është autostrad që nuk ka të ndalur. Mendoj se populli shqiptarë është i vetëdishëm dhe ata dinë të masin veprimin dhe mos veprimin e partive përkatëse. Nuk jam defintivisht për qeveri pa kushte, të krijohet një qeveri e re dhe në atë bashkëqevrisje konstruktive të dalim nga situata e tensionuar, të qetësohen qytetarët dhe të përgaditemi për zgjedhjet lokale, shton Musliu në #Click Plus transmeton Almakos.
/Almakos.com