Sonte në emisionin Click Plus në Tv21, vijon debati me temë “A mund të përshkallëzohet kriza?. Paneli zhvillohet në mes Mersin Maksutit, Besim Hodës, Bashkim Selmanit, dhe Abedin Zimberit.
Mersin Maksutit vlerëson se situata që gjendemi momentalisht është brengosëse dhe kjo mazhorancë që është legjitmimuar pas zgjedhjeve e ka detyrimin kushtetues të artikulojë vullnetin e qytetarëve që ju dhanë mandatin për të qeverisë, për të krijuar konstituimin e parlamentit, të zgjidhet kryeparlamentari dhe të parandalohen skenarët e errta që shpresoj të mos ndodhin, deklaron Maksuti njofton Almakos.
Lëre që deklarata e Tiranës në asnjë pikë s’rrezikon karakterin territorial të Maqedonisë, jane akuza të pabaza nga VMRO dhe presidenti i cili thirret në alibi. Sipas kushtetutës , me 2/3 e votave të deputetëve mund të shpallet gjendja e luftës, nëse parlamenti smund të mbëldhet atëher kjo kompetencë kalon tek presidenti, por ne skemi gjendje të këtillë perveç se një mosaftësi politike për të dalë nga situata.
Kushtetuta këtë çështje e ka precizuar qartë, që mund të vijë deri tek shpallja e gjendjes së luftës kur shteti është i kërcënuar nga agresioni i drejtpërdrejt ushtarak.. dmth në një situat kur kemi konflikt të brendshëm kushtetuta nuk parasheh të drejtën për të shpallë gjendje lufte, meqë nuk jemi të sulmuar nga një shtet i jashtëm.
Besim Hoda thekson se është vetë institucioni që dhunon kushtetutën dhe nuk lejon zbatimin real të saj dhe asnjë moment skemi situata të pakontrollura për të shpallë gjendje të tendosur.
Kemi Ministër të Brendshëm shqiptarë dhe në këto momente ai duhet të siguroj kushte të zhvillohet seanca normale në parlament, apo edhe në ndonjë vend përkatës tjetër..Kjo është një përftitim në kohë i subjektit polititik maqedonas dhe taktikë. Me këtë konstalacion të kësaj qeverie që është në pritje për të ardhë dhe nuk po vjen, shqiptarët nuk do të presin shumë meqë ngjallen dyshime të tjera që mund të vinë nga LSDM dhe VMRO.
Abedin Zyberi citon se flasim për një shtet jo normal , për një shtet që është tërësisht i kriminalizuar dhe nëse gjithë këto veprime politike i kemi parasysh, vimë në përfundim se nga ky president gjthçka është e pritshme, ku çdo gjë ka dalë jashta detyrimeve instiucinale. VMRO qëllimisht s’lejonë konstituimin e parlamentit.
Ne s’duhet të rrezikojmë si shqiptarë të ndërrmarim ndonje aksion politik, duhet të jemi të kujdesshëm të mos lejojmë që VMRO të arrijë aty ku synon të dalë me situatën në Maqedoni, meqë ata janë të vetëdishëm se kanë dy mundësi që i pret, liri o burg, thekson Zyberi përcjell Almakos.
Zëvendësministëri i Maqedonisë Bekim Maksuti në një lidhje të drejtpërdrejt nga Brukseli si dikaster përgjegjës deklaron se në këtë drejtim kemi probleme nga situata politike që na tangon të gjithëve. Rreth shqetesimit për gjendjen nga rreziqet nga jasht që mund të na vinë janë emigrantët, terrorizmi si një kansoje e përgjithëshme, ndërkaq sa i takon sigurisë së brendëshme rreth opinionit që dhanë panelistët bëjnë mirë të kenë kujdes në mendimet dhe shprehjet që deklarojnë! Nuk ka vend për një konflikt të armatosur, por të gjithë duhet të jemi vigjilent për veprimet tona! Sbëhet fjalë të jemi vegla që pala tjetër të përftiojë në qëllimet e veta.
Gjendje krize, gjendje të jashzakoneshme apo gjendje lufte që parasheh kushtetuta ne s’posedojmë asnjërën nga këto.
Situata s’është alramante, ndaj s’ka gjasa legjitime të shpallet gjendja e jashtzakoneshme, shton Maksuti në #Click Plus në Tv21.
Bashkim Selmani deklaron se në bazë të disa analziave politike dhe ekonomike kemi konstatuar se kjo situat dirigjohet nga VMRO, ndaj dhe kemi të drejtë të shqetsohemi. Duke i ditur indikacionet paraprake të sigurisë së përgjithëshme dhe qëndrimet e presdentit të shtetit, do të jetë shumë fatale për ne, meqë koha e viktimizimit dhe luftës është shumë e freskët.
Roli dhe pozita e Prokurosorsë është që të inicojë masa për personat që shkelin dhe prishin rendin dhe të drejtatat jetike të qytetarëve e të ngrihen padi përkatese, përfundon Selmani transmeton Almakos.