Këtë herë do dëgjoj zërin e atyre që më kanë votuar mua, por moderatori i bën një repik duke e pyetur a do e dëgjoj dhe zërin e atyre votuesve që i humbën këtë herë në zgjedhjet e 11 dhejtorit. Sigurisht që edhe ato kanë qenë votues të BDI-së por fillimisht do dua të dëgjoj elektoratin tim që më kanë votuar përgjigjet Ahmeti.
“Jam në hall të madhe dhe kam përgjegjësi të madhe. Do të zhvillojë takimi me ata që më kanë votuar dhe ta dëgjojë edhe zërin e tyre”, theksoi Ali Ahmeti në lidhje me pesë opsionet që BDI i ka shtruar në parti.
Ali Ahmeti tha se në tryezën e partisë tonë janë shtruar pesë opsione të mundshme që do t’i ndërrmerr BDI-ja.
“Janë në lojë pesë opsione, do bëjmë apo jo me VMRO, apo me LSDM-në, apo do jetë në lojë qeveri e zgjeruar, të jemi në opozitë, apo nuk e përjashtojmë edhe mundësinë të shkojmë në zgjedhje të reja”, theksoi Ahmet.
Akt i turpshëm ndodhi në 2006 kur VMRO-ja mori në qeveri PDSH-në si humbës ndaj shqiptarëve thotë Ahmeti sonte në CLick Plus në TV21.
“Është një e vërtet, ku ne kemi insistu që në 2006 pas aktit të turpshëm që bëri VMRO ndaj shqiptarëve duke mos përfillur vullnetin e shumicës së shqiptarëve “u shpreh Ahmeti.