Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se beson në ate që e sheh në letër dhe siç tha, “nuk është çështja sa i besojmë njëri- tjetrit, por sa kemi dhënë prova, apo paraqitur gjërat të hartuara në platformat programore, për çka kemi garuar në këto zgjedhje”.
“Besoj në atë që është e shkruar dhe nuk bëhem avokat as i njërës e as tjetrës…Unë i njoh mirë dyja palët edhe palën e LSDM-së dhe VMRO-së. Për të qenë i sinqertë, nuk kam dalluar fare kur është bërë dhe trajtuar avancimi i çështjes shqiptare. Gjithçka që është bërë, burimin e ka pas tek MO-ja”, ka thënë Ahmeti në emisionin Click plus në TV21
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/931377803659091/