Nata e mbrëmshme ka qenë tragjike për një familje në Tetovë, ku babai 76-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa djali i tij 51 vjeçar ka marrë lëndime të rënda. Ky është bilanci i tragjedisë, kur banesa e tyre ishte përfshirë nga flakët, e cila është përhapur me shpejtësi dhe….ka qenë fatale për 76-vjeçarin.
Më pak pasoja ka pasur djali 51-vjeçar i viktimës.
Ai ka pësuar djegie gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin, ndëra me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.
Ekipet e zjarrfikësve kanë qenë në terren me tre automjete. Në të njëjtën banesë, para disa ditëve ka pasur gjithashtu një zjarr. Zjarrfikësit kanë treguar se në këtë banesë është përdorur bombolë gazi.
Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga Prokurori Publik dhe ekipi inspektues i SPB Tetovë.
Samir Mustafa /SHENJA/


