Tridhjetë e dy kandidatë të pavarur, synojnë postin e kryetarit të komunës. Ndërsa ky numër mund të ndryshoj deri në mesnatë, kur përfundon afati ligjor për paraqitje të kandidatëve të pavarur. Siç bënë me dije KSHZ kandidatët e pavarur janë paraqitur në 19 komuna.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor
“Deri në këtë moment për kryetarë komunash nënëshkrime kanë mbledhur 32 kandidatë në 19 komuna: në Makedonska Kamenicë 2 kandidatë, në Kumanovë, Ohër, Debacë, Strugë, Dibër, Qendër, Demir Kapi, Makedonski Brod, Koçan , Mogillë, Gostivar nga 1 kandidat, Manastir 2, Novaci 2, Demir Hisar 5, Prilep 6, Dollnen, Shuto Orizarë dhe Qyteti Shkupit nga 1”.
Kurse njoftojnë se nënshkrimet për listë këshilltarësh po grumbullohen në 15 komuna dhe janë paraqitur 17 lista.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor
“Për këshilltarë në Kumanovë, Staro Negoriçan, Strugë, Dibër, Sveti Nikollë, Llozovë, Karposh, Makedonski Brod, Koçan, Çeshinovë, Obleshev, Dollnen, Çuçer Sandevë, Mogila, Manastir dhe Prilep nga 2 lista”.
Afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komune dhe këshilltarë për zgjedhjet lokale është 13 shtatori. Afati i fundit për kontrollimin e Listës së Votuesve në të gjitha zyrat dhe departamentet rajonale të KSHZ-së është 11 shtatori.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/