Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, gjatë fjalimit të tij në Kuvend tha se fakti që ka shumë vërejtje procedurale flet për suksesin me të cilin e mban mbledhjen kryesuesi Trajko Veljanovski.
“Në këtë rast te kolegët e VMRO-së shohim se nuk ka asnjë kundërshtim por ka aktrim. Kjo i bie që unë tani mund të marr fjalën dhe vetëm të them: Turp, turp, turp, dhe të pres sekondat të kalojnë. Ju lus të mos talleni me qytetarët”, tha Ibrahimi.
Ai gjithashtu tha se për stërzgjatjen e seancës plenare, është e qartë se ka një marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Për më tepër, ndiqni videon në vazhdim: