Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi Zejdi sonte në emisionin Click Plus në televizionin 21 tregon arsyen e zhvendosjes së mbëledhjes në Shkup, përcjell Almakos.
” Kryesia me 18 vota pro nga 34 në ora 15:30pm vendosi që mbëledhja e Këshillit Qëndoro të zhvendoset nga Tetova në Shkup pë shkaqe sigurie”, shton ai.
Ndërkaq ai thekson se ka mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e Bilall Kasamit:
“Po unë i kam mbledhur nënshkrimet të 64 anëtarëve të Këshillit Qendror për shkarkim të ish kryetarit Bilall Kasami”, theksoi Zejdi.
Këtë ai sqaron me vet faktin se për tre vite nga dita kur është themeluar Lëvizja Besa i janë ofruar poste dhe nuk ka marrë asnje të tillë, duke përfaqësuar me dinjitet këtë Lëvizje:
” Po të flasim për poste do duhet të flasë un pë vete, tre vite asnjë postë nuk kam marrë, tre vite kam qenë njeriu i cili ka marrë pjesë në të gjitha debatet televizive, mbi 14-15 debate , kam përfaqësuar me dinjitet Lëvizjen Besa dhe idealet e saj, kam mohuar cdo post qofte nënkryetar, sekretar gjeneral, postin e deputetit edhe pse kam qenë i propozuar nga katër Këshilla Komunale, kam mohuar edhe të jem kandidat për Kryetar Komune, do të thotë kam dëshmuar veten se nuk jam, deklaroi Rexhepi në #Click Plus Tv21./Almakos

