Nën moton “Gjithmonë në Zemrat Tona”, Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit, Zef Lush Marku, ka organizuar turne memorial në futsal për të ndjerin- ish drejtorin Faruk Zeqiri.
Finalja e cila u luajtë nga dy klasa të kësaj shkolle, jepte përshtypjen e një ndeshje me përmasa madhështore, pasi salla ishte e vogël për të gjithë ata nxënës, prindër, profesorë, hoxhallarë dhe qytetarët të tjerë, të cilët kishin shprehur intresim për ta përcjellur këtë ndeshje.
Drejtori i i ZLM-së, Arben Memeti, përshëndeti të gjithë të pranishmit, ndërsa tha se ata do ta ndjekin me shumë zell rrugën e parardhësit të tij, Faruk Zeqiri.
ARBEN MEMETI, DREJTORI SHKOLLËS SË MESME ZEF LUSH MARKU
“Në janar të këtij viti, bëhen dy vite, pa të ndjerin shokun tonë, kolegun tonë, vëllaun tonë,ish drejtorin tonë Faruk Zeqiri. Njeri i çmuar, i përkushtuar për familje, njeri i drejtë, njeri bujar, zemër mirë, që gjatë këtyreve 9 viteve që ishte në detyrën e drejtorit la gjurmë, la vlera, bëri sakrificë, mundë, që ne sot ti përdoremi gjithçka për të mirë. Un si drejtor, së bashku me kolegët e mi, do të vazhdojë misionin dhe vizionin për një ardhme më të mirë për të gjithë nxënëxit e ZLM-së”.
Në emër të familjes Zeqiri, në mes të lotëve foli edhe vëllau i tij, Muhamed Zeqiri, i cili tha se ky organizim bën që mos harrohet puna, sakrifica dhe mundi që ka dhënë Faruki për arsimin dhe nxënësit në veçanti, ndërsa nga drejtori i shkollës në emër të familjes Zeqiri pranoi edhe një pllakat.
MUHAMED ZEQIRI, VËLLA I TË NDJERIT FARUK ZEQIRI 08:58
“Nuk mundë të mos kem emocione kur flasë për vëllaun Farukun, por nuk do ta zgjasë, pasi për të, do të vazhdojnë të flasin përjetësishtë veprat dhe puna e tij. Un në emër të familjes Zeqiri, në emër të bashkëshortes e të ndjerit, Sanije, të djemve, Sadriut, Fisnikut dhe Jusufit, ju faleminderojë përzemërishtë për këtë organizim dhe përkujtim që bëni për Farukun”.
Disa fjalë për xhaxhain e saj, i tha edhe mbesa e të ndjerit, Lina Zeqiri.
LINA ZEQIRI, MBESA E FARUK ZEQIRIT
“Kontributi i tij nuk mundë të harrohet. Edhe pse fizikishtë nuk është më në mesin tonë, ai do të jetë gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona ashtu siç e njohem gjithësecili prej nesh. Do të jetojmë me mësimet, fjalët dhe veprat që ai na i la trashëgimi”.
Të gjithë ju nxënës, ish drejtorin Faruk Zeqiri, do ta nderoni më së mirë , atëher kur do të arrini sukseset më të mëdhaja. Kështu tha në fjalimin e tij hoxhë Bekir Halimi.
BEKIR HALIMI, HOXHË
“Të gjithë ju, që keni arritur të jeni nxënës në këtë shkollë në kohën kur ka qen drejtor, a e dini se si mundeni ta nderoni figurën e tij, kur të gjithë ju pa prejashtim do arrini sukseset të mëdhaja në jetën tuaj, edhe në rrafshin akademik edhe në rrafshin profesional, por edhe gjithashtu në rrafshin e kontributit tuaj shoqëror, për zhvillimin e jetës në këtë vend dhe në këtë shtet”.
Duke përgëzuar këtë organizim, fjalim mbajti edhe miku i familjes Zeqiri dhe ikona e gazetarisë sportive, Faton Zylbehari.
FATON ZYLBEHARI, GAZETARË SPORTIV
“Ndarje të ëmbël nuk ka, sigurishtë që ithëtia e ndarjes është e pranishme, por porosia ime për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën është që mërzin ta mbajnë për vete dhe ne me vete të mbajmë vetëm krenari. Këta turne si ky, ti shfrytëzojmë për të qen të lumtur dhe për të kujtuar me shumë kënaqësi të ndjerin Farukin dhe për të vazhduar rrugën i cili e trasonte”.
Pas përfundimeve të fjalimeve, filloi edhe ndeshja e finales, ku nxënësit e ZLM-së dhuruan një spektakël, ndërsa nxënësit e vitit të tretë nën kujdestaren e klasës Elmedina Shkreta, fituan ndeshjen dhe morren vendin e parë.
Samir Mustafa /SHENJA/