Reformat në procesin arsimor do t’i nënshtrohen debatit publik ku do të përfshihen gjitha palët e prekura, ka thënë ministrja e Arsimit, Renata Deskovska duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, transmeton Medial.mk.
Ministri i brendshëm Oliver Spasovski ka thënë se policia punon në kushte të rënda. Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev në pyetjen e deputetëve për zgjedhjen e realizuesit për Qendrën e re klinike ka thënë se pret institucionet kompetente t’i dorëzojnë informacionet e kërkuara dhe do të vendosin nëse Qendra klinike në Shkup do të ndërtohet në lokacionin ku gjendet, në Bardovc apo në zonën industriale në Vizbeg.

