Nuk do ta lusim Ivanovin që të jap mandatin për formimin e Qeverisë, por vetëm po respektohen procedurat ligjore. Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri, në takimin informativ të mbajtur sot me gazetarët. Xhaferri tha se pritja dhjetë ditë që presidenti Gjorge Ivanov të japë mandatin është obligim Kushtetues, brenda të cilave ai është i obliguar që t’i dorëzojë mandatin shumicës parlamentare.
“Formalisht nuk ka pengesë që të zgjidhet Qeveria, por dëshiroj që mandati për formimin e Qeverisë të jetë në formën e duhur, që kjo praktikë të vazhdoj të mbetet edhe më tejë dhe të mos prishet. Por nëse Ivanov nuk e jep mandatin ai atëherë do ta shkelë Kushtetutën. Pas datës 20 maj, deri kur Ivanov është i obliguar të jap mandatin, gjithçka varet prej vullnetit të partive politike”, ka thënë Talat Xhaferri, kryetra i Parlamentit.
Lidhur me ngirtjen e impiçmentit ndaj presidentit Ivanov, kryetari i Kuvendit Xhaferri tha se një iniciativë e tillë mund të ngritet pa asnjë problem, por se do të ishte e kotë të bëhet nëqoftëse Kuvendi nuk siguron dy të tretën e votave. Në lidhje me çështjen e Zgjedhjeve lokale, Xhaferri tha se ai ka të drejtë ti shpall ato, por nuk mund të bëjë veprim të njëanshëm, pasi edhe për këtë duhet vullneti i partive politike.
“Në zgjedhjet lokale me të vërtet votojnë qytetarët, por janë partitë politike ata të cilat marrin pjesë, në këtë zgjedhje. Nëse arrihet marrëveshje mes partive politike, në të njëjtën seancë mund të formohet Qeveria dhe të shpallen zgjedhjet lokale”, ka shtuar ai.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri, tha se pritet që me propozim të deputetëve, Kuvendit të formojë edhe Komision anketues për ngjarjet e 27 prillit, sepse përveç dëmeve materiale janë bërë edhe shkelje politike dhe është rrezikuar edhe jeta e njerëzve. Lidhur me përgjegjësinë e deputetëve të cilët dyshohet se kanë ndihmuar dhunuesit e 27 prillit, Xhaferri tha se këto deputetë, për veprat penale të dënuara deri më 5 vite i mbron imuniteti, por nëse institucionet kompetente vendosin se kanë bërë vepra penale të dënueshme me mbi 5 vite, atëherë gjithsesi se do tu mundësohen kushtet për të ngritur procedurën penale.
www.dailymotion.com/embed/video/x5lz5ds” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Xhaferi: Qeveria bëhet edhe pa Ivanovin by tvshenjaofficial

