Presidenti serb Aleaksandar Vuçiq është shfaqur i mërrolur sot gjatë takimeve në Bruksel, ku është zhvilluar takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Vuçiq është ulur në tavolinë përballë Kurtit ku atmosfera është dukur shumë e sikletshme për kreun e shtetit serb. Vuçiq nuk ka mundur as t’ia hedhë sytë Kurtit.
Vuçiq e ka pasur këtë fytyrë të vërejtur edhe gjatë takimi njëpalësh me Borrellin dhe Lajçakun. Vuçiq ka refuzuar edhe kroasantët e ofruar nga personeli i BE-së.
Ndërkohë me tjetër pamje të fytyrës përballë Vuçiqit është paraqitur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti…
Kurti ka qenë shumë i disponuar edhe para fillimit të takimeve… Borrell u kujdes që të arsyetonte vonesën e tij disa minutëshe duke i thënë Kurtit se mbanë dy ora.
“Asnjëra nuk po punon, janë sikurse ju dhe Serbia…”, i thotë Borrell, Kurtit.
Kryeministri Kurti ia kthen se “Nuk janë të njëjta, janë në zona të ndryshme kohore”)
Ndërkohë, Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën ndërmjet dy vendeve.
“T’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter. /SHENJA/