Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, doli me akuza ndaj opozitës LSDM dhe kryetarit të partisë, Venko Filipçe, duke pretenduar se ata kanë standarde të dyfishta sa i përket politikës ndaj migrantëve. Sipas Petrushevskit, katër vite më parë Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev ishte e gatshme të pranonte migrantë në Maqedoni, ndërsa sot Filipçe është kundër migrantëve të supozuar.
Petrushevksi theksoi se VMRO-DPMNE, si atëher ashtu edhe tani, ndjek dhe do te vazhdojë të ndjek politikë antimigrante, duke shtuar se historia dhe lajmet e rreme te krijuara nga LSDM po bien poshtë.
BRANE PETRUSHEVKSI DEPUTET I VMRO-SË
“Ja, tashmë dy ditë heshtje nga Filipçe dhe LSDM për temën inekzistente të migrantëve. Pasi i zbuluam synimet e tyre të vërteta për sjelljen e migrantëve në Maqedoni, ata po ikin nga gazetarët dhe po fshihen në Bihachka’’.
Deputeti I VMRO-së kërkoi nga LSDM që t’i përgjigjet opinionit publik se sa migrantë ishin të gatshëm të pranonin në Maqedoni dhe nëse zëri i tyre aktual mbi këtë temë buron nga fakti se në vitin 2018 ishin të gatshëm të sillnin mijëra migrantë. Gjithashtu, sipas tij, LSDM duhet të nxjerrë mësim nga tre ciklet e mëparshme zgjedhore dhe të zbatojë reforma brenda partisë./SHENJA/


