Ka vazhduar edhe sot përplasja ndërmjet partive maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM. VMRO vazhdon të insistojë në kërkimin e zgjedhjeve të reja, ndërsa nga LSDM, thonë se ato zgjedhje nuk do të sjellin asgjë të re, përpos thellimit të krizës. VMRO-DPMNE ka kërkuar sot që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare.
“Po afrohen zgjedhjet lokale dhe zgjidhja më e mirë e krizës është që Zoran Zaev marrë guxim dhe pranon që ta vendos platformën para qytetarëve. Me të njëjtin harxhim, ata do të votojnë edhe për zgjedhjet lokale dhe do të deklarohen për Platformën e Tiranës. Nëse Zoran Zaev dhe LSDM kanë dyshim se Platforma është e dëmshme për Maqedoninë, VMRO-DPMNE i inkurajon ata që ta refuzojnë të njëjtën. Në këtë rast do t’i ndihmojmë Zaevit dhe LSDM-së, të formojnë Qeveri çfarë të dëshirojnë ata, edhe pse kanë humbur zgjedhjet”, qëndron në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Ndërsa, kanë reaguar nga LSDM, të cilët, thanë se koncepti i VMRO-së për përçarje humbi në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se qytetarët votuar për konceptin e një shteti të barabartë për të gjithë.
“Qytetarët, qartë votuan për jetë kualitative për të gjithë, arsimim kualitativ dhe shëndetësi për të gjithë, për drejtësi për të gjithë, për shtet në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe kjo duhet të filloj të realizohet. Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, duhet të respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë” , kanë thënë nga LSDM.
Ata kërkojnë nga presidenti Ivanov që të jap mandatin kryetarit të tyre Zoran Zaev. Hapi i ardhshëm sipas tyre, është transferim i qetë dhe i shpejtë i pushtetit
VMRO-DPMNE dhe LSDM vazhdojnë me avazin e vjetër by tvshenjaofficial