Zoran Zaev nuk mori guximin që ta refuzojë Platformën e Tiranës dhe të heq dorë nga realizmi i saj. Ai tentoi të gënjejë popullin duke u fshehur pas disa të ashtuquajturve ekspertë. Kështu kanë reaguar sot nga VMRO-DPMNE për programin e Qeverisë, të cilën e promovoi dje, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
“Manipulimi më i ri i të aboluarit Zoran Zaev është se ekspertët e LSDM-së dhe BDI-së do të tregojnë nëse do tëndryshojnë paratë, himni dhe stema. Ata do të tregojnë nëse do të ndryshojnë uniformat dhe nëse luftëtarët do tëdënohen për gjenocid. Zaev vetë do të hap debat në lidhje me këto çështje të interesit më të lartë nacional”, tha Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE.
Gjorgjievski ka shtuar se VMRO-DPMNE i jep dy mundësi Zaevit. Njëra,është të refuzoj Platformën e Tiranës dhe të pranojë përkrahje të VMRO-së për qeveri tëpakicës dhe e dyta, LSDM të pranoj zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale.
Nga ana tjetër, kanë reaguar nga LSDM, të cilët thonë se programin e Qeverisë së re e shohin të gjithë përpos VMRO-DPMNE-së, të cilët janë të frikësuar prej përgjegjësisë dhe gënjejnë.
“Vetëm VMRO-DPMNE ka nevojë të aktroj se nuk e sheh Programin e Qeverisë së re, për shkak se udhëheqësia e partisë ka nevojë të thelloj krizën politike. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së po mashtrohet se në këtë mënyrë mund të mbroj pasurin e fituar në mënyrë kriminale dhe të shmangin përgjegjësinë për këtë”, thonë nga LSDM.
Përndryshe dje, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev prezantoi atë e quajti si program të ri të Qeverisë. Ai ka bërë thirrje presidentit Ivanov që sa më shpejtë të dorëzoj mandatin për të filluar negociatat për formim të Qeverisë së re.
Enis Murtezi /SHENJA/
VMRO-DPMNE dhe LSDM përplasen për programin… by tvshenjaofficial