Të gjitha institucionet dhe subjektet politike në shtet duhet të sillen me përgjegjësi dhe të kryejnë detyrën e tyre me qëllim që të zgjidhet qeveria e re në afat sa ma të shkurt dhe të krijohen kushte ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Kështu kanë thënë nga LSDM, të cilët kërkojnë që presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, sa më shpejtë të jep madnatin për formimin e qeverisë së re.
“Ekziston Programi i qeverisë reformuese e cila e garanton unitaritetin e Maqedonisë, e cila do të punojë sipas Kushtetutës dhe në interes të perspektivave euroatlantike. Do të ketë riafirmim të këtyre përcaktimeve strategjike, me qëllim që të thyen deri në fund arsyetimet për shkak të cilave Ivanov dhe VMRO-DPMNE po i bllokojnë proceset demokratike, ndërsa kjo po dëmton qytetarët”, kanë thënë nga LSDM.
Sipas tyre praktika e pengimit të proceseve demokratike shkon në mënyrë direkte në dëm të qytetarëve, të cilët ndjejnë dëm mbi buxhetin familjar, ndërsa nga e hëna një numër i madh i qytetarëve në komunat do të ngelin pa paga dhe pa shërbimet e nevojshme komunale.
Nga ana tjetër nga VMRO-DPMNE kanë thënë se Zoran Zaev ështëi gatshëm të realizojë Platformën e Tiranës për të ardhur në pushtet.
“Qytetarët nuk e dhanë votën e tyre për realizimine Platformës së Tiranës, qytetarët janë të mashtruar. Zaev shpreson se me ardhjen në pushtet do të shpëtojë nga ndjekja penale për shkak numrit të madh të veprave penale që i ka bërë, të cilët nuk vjetërsohen dhe për të njëjtat do të përgjigjet”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
Ata kanë shtuar se Zaev duhet ta dijë se duhet të përgjigjet para ligjit dhe para qytetarëve për shpërbërjen dhe shkatërrimin e unitaritetit të shtetit.
www.dailymotion.com/embed/video/x5m4zhc” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
(VIDEO) VMRO dhe LSDM vazhdojnë me komunikata by tvshenjaofficial

