Vazhdojnë përplasjet dhe akuzat mes pozitës dhe opozitës, ku më të theksuara janë ata të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Partia në pushtet VMRO-DPMNE, kërkonë nga Prokuroria Publike të hetojë se ku kanë përfunduar mbi 200 mijë euro nga Klinika e Fëmijëve. Këtë e konfirmojnë siç thonë nga kjo parti, edhe institucionet përkatëse, siç është Revizioni Shtetëror, ndërsa shtojnë se i tillë është shembulli me Raportin për punën e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve për vitin 2022.
VMRO-DPMNE
“Nga evidenca materiale e Klinikës shihet se vlera e pasurisë materiale është për 13,9 milionë denarë më e ulët se vlera e shënuar në evidencën kontabël dhe në fund të vitit ishte më e ulët për 12 milionë denarë. Shtrohet pyetja, pse ka një dallim të tillë në evidencën materiale në krahasim me evidencën kontabël? Kjo hap dyshime dhe pista për një krim të kryer mbi 200 mijë euro”.
VMNRO pyet a kanë përfunduar në xhepa privatë mbi 200 mijë euro, në vend që të investohet në klinikë dhe trajtim të kategorisë më të ndjeshme të qytetarëve, fëmijëve?.
Ndërkaq, BDI vlerëson se me këto pohime , VMRO-DPMNE akuzon direktë njerëzit e Izet Mexhitit për korrupsion, pasi siç thonë nga partia e Ahmetit, atë kohë me Klinikën e Fëmijëve, ka udhequr kuadër i Mexhitit.
BASHKIMI DEMORKRATIK PËR INTEGRIM
Sot, VMRO-DPMNE ka ngritur akuza për keqpërdorime financiare në Klinikën e Fëmijëve gjatë vitit 2022, duke kërkuar përgjegjësi për zhdukjen e mbi 200.000 eurove. Ironikisht, drejtori i atëhershëm, i cili është pjesë e rrethit të ngushtë të Izet Mexhitit, aktualisht partner koalicioni i VMRO-DPMNE-së, është riemëruar në të njëjtën pozitë së bashku me kushëririn e tij”.
Sipas BDI-së, kjo situatë tregon qartë se individë të caktuar, të lidhur me Mexhitin, kanë vazhduar praktikat e tyre të dyshimta edhe pas largimit nga BDI-ja dhe bashkimit me qeverinë aktuale.
Nga BDI, shtojnë se kjo është një nga arsyet pse asokohe Mexhiti nuk e kaloi vetingun partiak për anëtar të Qeverisë. Prandaj, siç thonë nga nga BDI, akuzat e VMRO-DPMNE-së për korrupsion në qeverinë e mëparshme në fakt përfaqësojnë një pranim të heshtur të korrupsionit te partnerët e tyre aktualë.
Samir Mustafa /SHENJA/