Policia informon se mjekja e nefrologjisë, njëherësh edhe profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë është gjetur e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj dhe jo në oborrin e qendrës klinike. Mjekja 53 vjeçare është gjetur e vdekur me plagë nga thika në pjesën e qafës dhe në duar në shtëpinë e saj në rrugën “Elisie Popovski”, nga ana e bashkëshortit të saj. Policia konfirmoi se rasti tek ata është denoncuar mbrëmë rreth orës 21 me ç’rast menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. Nga ana e ekipit të Ndihmës Urgjente mjekësore është konstatuar vdekje. Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria Publike, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në autopsi.
“Më datën 09 maj 2017 në orën 21.05 D.K. nga Shkup ka paraqitur se në rrugën ‘Elisie Popovski’ personi J.M.S. (53) ka lëndime të shkaktuara me thikë në duar, i ka venat e prera dhe plagë me thikë në qafë. Nga ekipi I Ndihmës mjekësore urgjente është konstatuar vdekje. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.
Prokuroria Themelore Publike nëpërmjet një komunikate ka informuar se ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i 53 vjeçares.
“Gjatë ekspertizës tek J.M.S. është vërejtur goditje e dukshme me thikë në pjesën e qafës. Trupi i të ndjerës menjëherë është dhënë në autopsi, ndërsa nga vendin e ngjarjes janë grumbulluar të gjitha materialet dhe argumentet që mund të ndihmojnë në hetim dhe e njëjta të jepet në ekspertizë. Me urdhër të prokurorit kujdestar publik do të kryhet analiza e ADN-së, për gjurmët e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes. Në mënyrë plotësuese prokurori publik urdhëroi të gjenden edhe xhirimet eventuale nga video mbikëqyrja e objekteve përreth”, thonë nga Prokuroria Publike.
Nga kjo prokurori, po ashtu informojnë se në vazhdimësi merren në pyetje personat që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.
www.dailymotion.com/embed/video/x5lqodk” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Vdekja e mjekes, ja detajet nga MPB dhe Prokuroria by tvshenjaofficial

