Kryetari i Komunës së Tetovës i shoqëruar nga zv.kryeministri Izet Mexhiti kanë përuruar nisjen e punimeve për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Jashtë Vardarit”, në Komunën e Tetovës. Projekti në fjalë është investim i Qeverisë nga mjetet e siguruara nga huaja hungareze dhe kap vlerën rreth 15 milion denarë.
Kasami tha se pas shumë vitesh premtimesh boshe dhe harrese, më në fund një investim serioz, i denjë për qytetarët që nuk kanë kërkuar kurrë më shumë se dinjitet dhe shërbim të merituar.
BILALL KASAMI – KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS
“Për herë të parë në një bashkëpunim të afërt mes pushtetit local dhe atij qëndrorë bëhet një investim i rëndësishëm për furnizim me ujë të pijshëm për këtë pjesë të qytetit tonë. Paralel me këtë projekt që realizohet me financim të Qeverisë ne kemi edhe disa projekte të tjera të cilat janë në realizim e sipër të cilat i realizon Ndërmarrja”.
E duke folur për projektin, Mexhiti akuzoi ish pushtetin që sipas tij e kanë gojën plotë me fjalë të mëdha e nuk ndalen duke folur për Marrëveshjen e Ohrit të cilën nuk e kanë respektuar e realizuar as vet ish zyrtarët e BDI-së.
IZET MEXHITI – ZV. KRYEMINISTËR
“Do të shkojmë cep më cep në çdo vendbanim, në çdo komunë tonën për të zgjidhur fatkeqësisht pra në këtë shekull problemet jetike të qytetarëve siç është ujsellësi sepse ata që e kanë plot gojën me marrëveshjen e Ohrit, harrojnë që decentralizimi është një ndër shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit dhe po ta kishin pasur mendjen te Marrëveshja e Ohrit dhe tek realizimi do të kishim komuna të fuqishme, me buxhete të fuqishme dhe sot nuk do flisnim për ujslejjsa dhe kanalizime”.
Kreu i Komunës po edhe zv. Kryeministri premtuan se përveç ujsjellësit, së shpejti në këtë lagje pritet të fillojë edhe projekti për instalimin e kanalizimit fekal dhe atij atmosferik. Kasami ishte optimist se projekti i kanalizimit do të fillojë pa përfunduar instalimi i gypave të ujësjellësit.
Mevludin Imeri /SHENJA/