Zjarri përfshiu një restorant në Gjilan ditë më parë.
Restorti “Maja e Zezë” që ishte bërë i njohur pasi mbante një luan aty, u dogj thuajse tërësisht
Nga Policia e Kosovës patën deklaruar se lidhur me këtë shpërthim të zjarrit ishin njoftuar nga roja i resortit.
“Njësitet e Policisë së Kosovës, forenzika, hetimet rajonale, Zjarrfikësit si dhe eksperti kundër Zjarreve, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, dëmet materiale sipas vlerësimeve të para janë të konsiderueshme”, ishte thënë nga policia teksa u shtua se nuk dihen ende shkaktarët e zjarrit.
E një video e publikuar sot nga Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimi shihet tërësisht pamja e resortit që u përfshi nga zjarri.
Në këto pamje shihet qartë se dëmi është tejet i madh nga ky zjarr.