Në fund të vitit, kur festat janë të pranishme dhe njerëzit janë të gatshëm për të shpenzuar, çmimet e produkteve dhe shërbimeve kanë krijuar një atmosferë të veçantë. Tregu duket se ka vendosur të bëjë një festë të vetën, duke e bërë çdo blerje një aventurë vështirësie. Me çdo blerje, nga ana e qytetarëve ndjehet një emocion i dyfishtë: gëzimi i dhuratave dhe shqetësimi për çmimet e larta.
A kanë hasur qytetarët zbritje të çmimeve ose jo? Kjo ishte pyetja që na shoqëroi gjatë kësaj dite festive.
“Përshëndetje, momentalisht ndodhemi në treg për të parë se me ç’farë çmimesh po përmbyllet viti 2024. Janë të larta çmimet ose jo, të shohim se si e vlerësojnë këtë qytetarët”.
“Po çfarë po merret vesh sot. Çmimet, Çmimet, kush po i mba mend prej dje çka u bë,sot sedin se çka u bë. Normal si zakonisht, zakonisht nuk ka ndryshime çmimin e njejtë e kan, kam mar edhe më parë i njëjti çmim, edhe sot njejtë. Çmimet e sodit sa jan të mëdha, sa jan… për ditën e sotme,njerëzit sipas standartit që e kemi ne është e pa përballueshme”.
Një tjetër qytetar po ashtu thekson se çmimet duhet të jenë më të ulta pasi që tashmë kjo është bërë e tepërt, dhe personat të cilët janë me një pagë vështirë se mund t’ia dalin.
Qytetari
“Çmimet nuk jan të mira. Çmimet duhen të jenë më të ulta, shtrenjtë secila gjë, rogat e vogla, nuk mundet me nji rogë njeriu të jetoj dmth kjo është e tepërt. Rogat e vogla tepër nuk mundemi që t’i arijmë ne, një familje me 5, 6 anëtarshe me 2 , 3 mijë denarë me 8000 denarë nuk jetohet, .. duhet pak më poshtë gjithë gjërat kjo nuk është mirë”.
Ai vlerëson se duhet të jenë të kënaqur të dy palët, edhe konsumatori si dhe njëkohësisht edhe
Qytetari
“Secili mundohet të nxjer para më tepër a nuk mendon që e humbet atë person që nuk ka. Dmth duhet pak edhe në atë drejtim jo vetëm për atë që shet por edhe për atë që blen, edhe ai që blen duhet të jet i kënaqur edheai që shet duhet të jet i kënaqur. Nuk janë të barabarta këto. Ai që blen i mërzitur është ndërsa ai që shet është i kënaqur, pse, më tepër e mer. Kjo nuk është mirë”.
Po ashtu edhe sipas një qytetari tjetër problemi qëndron tek pagat.
Qytetari
“Momentalisht ato çmime ska (dmth nuk keni hasur asnjë ndryshim) jo nuk ka ndryshim. Pagesat janë të vogla,se po të jenë pagesat e mira, më të larta dmth çmimet janë… pagesat e ulta edhe çmimet i bie pak standarti më i lartë”.
Krahas vlerësimeve të qytetarëve për çmime të larta një shitës thotë se çmimet janë të ulta. Megjithëse njëkohësisht ndan të njejtin mendim me qytetarët duke thënë se problemi kryesor qëndron tek pagat.
Shitësi
“Çmimet janë të ulta, limoni 20 denarë kilogrami, mollat janë 2 kilogram 50 denarë, qytetarët nuk kanë pagë, nuk kanë para, problemi tek paratë është nuk është tek malli, malli lir është. Kjo është si të shkoshnë turqi të marësh mollë. Ka zbritje, a në markete joo, në market asgjë nuk ke zbritje, a këtu ka shumë jo pak, po shumë dallim ka, molla 3kilogram 50 denarë imagjino badihava, ajo vjen nga Dubai 3 kilogram 50 denarë”.
Shqetësimi i qytetarëve për çmimet e larta në fund të vitit është i qartë. Përderisa në këtë ditë njerëzit ndjejnë gëzim, shumë të tjerë ndjejnë presionin e shpenzimeve, duke u përpjekur të menaxhojnë buxhetin e tyre. Kjo situatë ka krijuar një atmosferë tensioni, ku shpresat për paga më të mira përballen me realitetin e çmimeve që vazhdojnë të rriten, duke i lënë qytetarët në kërkim të zgjidhjeve për të përballuar këtë sfidë.
Anida Murati /SHENJA/