Tre djemtë që u përplasën mesditën e kësaj të diele në zonën e Kënetës në Durrës po luanin pranë lagjes ku u goditen nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi.
Dy prej tyre ndërruan jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raportoi se policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës dhe policia, e cila po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policise:
Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


