Lojërat e fatit pranë shkollave fillore dhe të mesme janë kthyer në karrem në të cilin bien edhe vet adoleshentët dhe ky ka fillur të jetë fenomën negativ dhe shumë shqetësues për shoqërinë. Me çanta të mbushura me libra, megjithatë jo fotografuar në bankat e shkollës, por para makinërive të lojërave, janë disa nga fotografitë që qarkullojnë shpesh kohët e fundit nëpër rrjetet sociale.
Tek të rinjët shfaqet varshmëria nga lojëra të tilla, fenomen social ultra-destruktiv , ku mbushen xhepat me fletushka bastoresh dhe zbrazen nga të hollat. Bastoret dhe kazinot vrasin rrjedhën normale të jetës, duke i bërë bastet parësore dhe duke mos i kushtuar rendësi arsimimit, familjes, thotë me shqetësim sociologu Ali Pajaziti.
“Një pjesë e mirë e nxënësve, madje edhe të shkollave fillore, më sipër, dhe studentë, paratë e “mëdiitjes familjare” i bëjnë kurban të këtyre lokaleve. S’mund të koncentrohen në leksione, vëmendjen e kanë diku tjetër, te orë dhe evente të caktuara (p.sh. 20:45, Champions), jo te librat dhe te amfiteatrot. Lokalet e bastit dhe kazinot vrasin profesionet, vrasin mundin, mbysin brezat, ardhmërinë tonë, na robërojnë ekonomikisht dhe në përgjithësi si bashkësi”- thotë për Almakos, Pajaziti.
Nga ambasada për fëmijë në botë “ Megjashi” , apelojnë që kujdesi të fillojë që tek prindërit, të cilët duhet të jenë shumë të vemendshëm ndaj veprimeve të fëmijëve të tyre, të cilët gënjehen nga ideja e fitimit në mënyrë të lehtë të parasë.
“Në fakt vet emri “Lojëra Fati” u jep një shpresë atyre që luajnë se ndoshta me ta do të mund të zgjidhin ndonjë problem me të cilin po përballen dhe do tu mundësoj jetë më të mirë. Problematike është kur të njëjtat krijojnë opsesion ose shihen si mundësi e vetme për të përfituar.Fëmijët duhet të mësojnë për kulturën ekonomike financiare e jo në përfitime të lehta”- thonë për Almakos nga Megjashi.
Megjithatë qytetarët zgjidhjen e këtij problem e kërkojnë nga shteti, sepse siç thonë disa prej tyre, ata që duan ta bëjnë diçka të tillë do të gjejnë mënyrë për sa kohë që ekzistojnë bastoret dhe lojërat e fatit.
“Ministria e punëve të brendshme duhet ti mbyll ose të merr ndonjë masë tjetër kundër këtyre. Së paku duhet të ketë një ndalesë sepse ata janë përhapur shumë.
Ai thotë se ata ndikojnë negativisht tek popullata pamvarsisht moshës”, tha një qytetar
“Është punë e shtetit, ne nuk e dijmë. Unë nuk merrem me asi gjëra. Ai që don të bëj do e bëj, nuk mund ta ndalim do të gjej mënyrën për të bërë”, deklaroi një qytetarë.
“Sipas meje është mirë që të njëjtat sa më parë të mbyllen edhe nuk di se kush u ep leje që ti hapin nëpër lagje. Qofshin me ose pa leje ata duhet të mbyllen janë bërë shumë”, pohoi një tjetër qytetarë
Nga Ministria e Punëve të Brendshme tregohen të rezervuar rreth informacioneve se sa padi janë ngritur apo sa aksione janë realizuar në qytetin e Shkupit nëpër lokalet në të cilat organizohen lojra të fatit pa leje, duke dhënë informacion vetëm pëe Tetovën dhe Gostivarin.
“Nga ana e Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë gjatë përiudhës së parë dy mujore të 2018 në në Prokurorinë publike Tetovë dhe Gostivar janë dorëzuar 4 padi penale kundër katër personave për 5 vepra të kryera penale”, thonë nga MPB, pa potencuar se vallë të njëjtat masa janë marë edhe në Shkup.
Nga Drejtoria e të Ardhurave publike thonë se për të marrë përgjigje në pyetjen tonë duhet që më së paku të presim 10 ditë.
Përgatiti: Mevludin Imeri
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com