17 të punësuar në Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, nuk kanë marrë rrogë që 5 muaj. Për këtë ata janë detyruar të mbajnë një konferencë për media, për ta njoftuar opinionin dhe institucionet përkatëse. Fitim Ramadani, i punësuar në Inspektorat, si inspektor i lartë, foli në emër të 17 kolegëve të tij, që i përkasin pothuajse të gjitha etniteve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë, shqiptarë, maqedonas, turq, etj. Ramadani tha se mos marrja e pagave për gati gjysmë viti, nuk ka shkaktuar vetëm gjendje të rëndë sociale, por me këtë ai tha se shkelen të drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutë.
FITIM RAMADANI, I PUNSUAR NË INSPEKTORATIN PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE 1:28
“Edhe pse egzistonë kjo e drejtë e garantuar me kushtetutë, ne gjysmë viti nuk kemi marrë kompensim për punët tona. Përveç kësaj, kemi mbetur edhe pa sigurim shëndetësor dhe pensional, e cila edhe më tej e rëndon sigurinë ton dhe të familjeve tona. Kjo gjendje na shpie në një pa siguri sociale, në luftë egzestenciale si dhe në zhvlersim absolut të punës dhe dinjitetit të nënpunësit”.
Megjithatë, ata theksojnë se i kanë njoftuar të gjitha institucionet përkatëse për gjednjen e tyre dhe nuk deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigjje.
FITIM RAMADANI, I PUNSUAR NË INSPEKTORATIN PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE 02:30
“Poashtu, kërkojmë që kryeministri i qeverisë së RMV-së, në koordinim me ministren e financave, me ministrin e drejtësisë si dhe me kryetarin e Kuvendit , të gjejnë mundësinë ligjore për shlyerjen e rrogave të prapambetura të nëpunësve të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve”.
Nëse nuk zgjidhet kjo çështje, të punsuarit nuk e mohojnë edhe të dalin në protesta. Ndërkaq, shtojnë se edhe përkundër të gjithë kësaj situate, ata shkojnë ç’do ditë në punë.
Samir Mustafa /SHENJA/