Deputetët e Kuvendit nuk e mbështetën nismën për ndryshimit e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi dhe sistem me lista të hapura të kandidatëve. Propozues i nismës, kryetarja e Partisë Liberal Demokrate Monika Zajkova gjatë prezantimit të nismës para deputetëve foli për rëndësinë e vlerësimit të secilës vote njësoj si dhe zgjedhjes së drejtpërdrejt të kandidatëve në lista të hapura. Nisma mori mbështetjen e 19 deputetëve të opozitës. Nevoja për ndryshimin e ligjit, nuk kaloi.
Pavarësisht se deputetët e VMRO-sw nuk votuan për, Mickoski më herët gjatë ditës përsëriti qëndrimin se partia e tij është për modelin me një njësi zgjedhore, por qw tw pwrfshihet edhe diaspora.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Nuk ka të drejtë më të madhe demokratike sesa ajo që diaspora të marrë pjesë në procesin zgjedhor, si në zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe në ato presidenciale. Ne jemi për një njësi zgjedhore, që të munden ata të marrin pjesë në atë proces zgjedhor, të mos ketë shpenzime, të hynë të gjitha votat në një njësi, edhe të popullsisë rezidente, edhe të diasporës që dëshiron të marrë pjesë”.
Paraprakisht nga BDI theksuan se ata mbështesin propozimin për një njësi zgjedhore me lista të hapura, por me prag zgjedhor për deputet prej 3% nga votuesit e regjistruar ose 5% prej votuesve që kanë dalë në votime. Kundër kësaj ideje është shprehur kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela, për të cilin kjo është e pa pranueshme, ndërsa sipas tij, 8 njësi zgjedhore do të ishte ideja më e mirë. Aktualisht, vendi është i ndarë në gjashtë njësi zgjedhore.
Samir Mustafa /SHENJA/