Nga data 1 korrik do të sillet tarifë e re për shërbimet kontabiliste. Këtë e ka kumtuar sot Oda e Kontabilistëve, sipas të cilëve me hyrjen në fuqi të kësaj tarife do të ngritet niveli i veprimtarisë kontabiliste. Ata po ashtu kanë deklaruar se me tarifën e re personat që kryejnë veprimtari pa regjistrim do të duhet ta rregullojnë shërbimin në pajtueshmëri me ligjet për ndalim të kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar dhe kryerjes së shërbimeve kontabiliste.
“Bëhet fjalë për sjelljen për herë të parë të tarifës për vërtetimin e dëmshpërblimit, i cili përfshin shpenzimet e punës së çdo personi që kryen veprimtari kontabiliste. Besojmë se me hyrjen në fuqi të tarifës në masë të madhe do të ngritët niveli i kualitetit të verpimtarisë kontabiliste në tërësi”, ka thënë Maja Georgieva, Anëtare e Odës së Kontabilistëve.
Sipas kryetarit të Odës së Kontabilistëve, Dragan Mitkovski, është i domosdoshëm sigurimi i kualitetit adekuat të raporteve financiare dhe zbatimi i drejtë i rregullave nga fusha e politikës fiskale të shtetit.
“Të gjithë e dijsë se sa të rëndësishme janë raportet kontabiliste, si për shfrytëzuesit e shërbimeve tona ashtu edhe për shoqërinë, shtetin, bankat dhe investitorët. Bëhet fjalë për funksionim të suksesshëm të të gjithë aktorëve në drejtim të ngritjes së standardeve për punë, si dhe për shmangien e konkurencës jolojale e cila ka ulur nivelin e rrethit të kontabilitetit”, ka deklaruar Dragan Mitkovski, Kryetar i Odës së Kontabilistëve.
Nga kjo odë kanë informuar se kanë zbatuar një sërë aktivitetesh për përmirësimin e kualitetit për kryerjen e shërbimeve kontabiliste me qëllim të rregullimit të profesionit dhe mbrojtjes së kompanive që merren me këtë veprimtare si dhe të gjitha kompanive tjera që shfrytëzojnë këto shërbime.