Infermierët dhe personeli teknik të cilët për më shumë se 10 vite punojnë në Spitalin Klinik të Tetovës kanë shprehur revoltën e tyre sot përmes protestës për shkak se përveç statusit të parregulluar, ankohen se nuk kanë marrë rroga tre muajt e fundit.
Përmes kësaj proteste infemierët dhe personeli teknik kërkuan zgjidhje sa më të shpejtë të problemit me të cilin po përballen. Paralajmërimet janë se protestat do të përsëriten për çdo ditë.
INFERMIERE –
“Një vit jam pa rrogë, pa vendim, pa kontratë, pa asgjë. Kam pas kontrat 1 vit, tash nuk kam asgjë. Jam që dy vite, do të vazhdojmë. 1 vit kam pasur kontratë, që 1 vit jam pa rrogë, pa kontrat pa asgjë. Na thonë mos e lëshoni vendin e punës”.
INFERMIERE –
“Dihen shkaqet e portestës.
A do të vazhdoni nëse nuk zgjidhet problemi?
Po për çdo ditë. Vendime pune, kontribute të papaguara tashmë gjashtë vite punojmë në të njëjtën mënyrë.
Sa rroga jeni minus?
Për tre shkojmë…”
INFERMIERE –
“Jam 9 vite për 10 me kontratë në vepër, 4 vite kam qenë pa kontratë pa asgjë, tash ishim me kontrata, po tash s’kemi as kontrata as asgjë. Kemi kontribuar edhe te modulari, por të njejtat problem vazhdojnë”.
Protestuesit u takuan me drejtorin e Spitalit Klinik, Agim Berisha i cili në vend se të ofroj zgjidhje, dha vetëm premtim. Për çështjen e vendimeve sipas Berishës duhet të pritet pëlqim nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave.
AGIM BERISHA – DREJTOR I SPITALIT KLINIK
“Duhet përmes ministrisë të zgjidhen, jo përmes nesh. Ne do të bëjmë kërkesë, nuk kemi bërë deri më tani, kështu ka qenë ajo vazhdimisht, kështu ka qenë, prej 13 vjet, ka edhe 13 vite vazhdohet kështu. Unë besoj se Qeveria ka marrë hapa që të bëjë edhe punësimin e të gjithë këtyre personelit mjekësorë…
Protesta e personelit të spitalit të Tetovës ka bërë që të reagojë edhe ish ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari i cili për këtë situatë ka akuzuar VLEN-in. Thotë se ka qenë ministër, ka insistuar të rregullojë çështjen në fjalë, dhe shton se arsyet pse e ka lënë Qeverinë po bëhen gjithnjë e më shumë të qarta.
ARBEN TARAVARI
“Një rast i dhimbshëm është ai i motrave medicinale të Spitalit të Tetovës, të cilat janë pa vendim dhe pa rrogë. I kërkoja me insistim punësimet e tyre por VLEN e kundërshtonte, sepse ata donin punësime partiake!!!”
Veç punjonjësve mjekësorë të spitalit, në protesta kanë dalë edhe kolegët e tyre nga administrate të cilat gjithashtu kanë status të parregulluar dhe nuk janë paguar maujt e fundit.
Mevludin Imeri /SHENJA/