Qeveria njoftoi fillimin e dy projekteve kapitale në vlerë prej 14.7 milionë euro. Njëri ka të bëjë me rikonstruimin e spitalit “8 Shtatori”, për të cilin janë planifikuar 12 milionë euro dhe rikonstruksionin e aeroportit të Ohrit me vlerë 2.7 milionë euro.
Projekti për rindërtimin dhe pajisjen e “8 Shtatorit” siç bënë me dije ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, parashikon rikonstruimin e repartit kirurgjik me një sipërfaqe totale prej 2000 metrash katrorë, gjegjësisht 7 salla operacioni dhe se për herë të parë në vendin tonë do të ketë robot kirurgjik.
Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë
“7 salla kirurgjike dhe hapsira ndihmëse prej 800 m2 që do ju shërbej doktorëve për konsultime. Gjithashtu laborator biokimik, laborator mikrobiologjik dhe laborator patologjik dhe transfuziologjik. Kështu që mendoj se kapacitetet e këtyre spitaleve që po rikonstruohen, janë tregues i qartë se sa Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë angazhohen për tu përmirësuar kushtet për pacientët”.
Kurse për aeroportin e Ohrit, ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski parashihet ndërtes e re administrative, zyra të reja, hapsira ndihmëse, hapsirë e re për sigurimin, rikonstruim i ndërtesës së terminalit dhe regjim i ri trafiku për parking.
Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit
“Një pjesë e marrëveshjes që arritëm me kompaninë TAV, e cila është koncesionare e aeroporteve të Maqedonisë dhe është pjesë e marrëveshjes koncesionare, e cila do të mundësojë cilësi më të lartë në shërbimet shëndetësore dhe numër më të madh të udhëtarëve në aeroportin e Ohrit, si dhe kushte të reja, më moderne”.
Rikonstruimi i spitalit siç thanë ata është planifikuar të kryhet deri në tetor të këtij viti. Kurse i aeroportit, planifikohet të përfundoj në mars të vitit 2026.
Emine Ismaili /SHENJA/