Informacioni i dalë dje në media për një veturë të parkuar në selinë e VMRO-së është tentim për njollosje të figurës së tij. Kështu ka reaguar sot, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, pas lajmit se Taravari është takuar me kryetarin e VMO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin.
Arben Taravari, kryetar i ASH-së
“Ky fakt i dezinformatës më bëri të ndjehem keq për nivelin e gazetarisë, e cila sot më shumë se kurrë është më shumë sensacionale sesa profesionale. Përgjegjësia sociale e mediave si pushtet i katërt është shumë e lartë, prandaj së bashku me një komunikim profesional të mundohemi të kontribojmë për shoqërinë ku jetojmë”.
Lajmin e publikuar nga Klan Maqedoni, e demoantoi mbrëmë edhe Aleanca për Shqiptarët. Në reagimin e tyre thuhej se lajmi i publikuar në disa media për gjoja takim mes kryetarit Arben Taravari me Mickoskin është i rremë, pasi makina të cilën e sjellin si “fakt” këto media, ajo nuk është e kryetarit të ASH-së, por e kryetarit të Degës së VMRO-DPMNE-së nga Komuna Mavrovë-Rostushë.
Po ashtu demant bëri edhe VMRO-DPMNE. Në reagimin dërguar mediave theksuan se Taravari nuk ka qenë në VMRO-DPMNE, por shtojnë se e kuptojmë nervozën dhe frustrimin e Artan Grubit që sipas tyre po i numëron ditët në pushtet. Në vend të komunikatës në emër të mediumit dhe keqpërdorimit si të ishte pres qendër e BDI-së, thonë VMRO, herën e ardhshme të lëshoj komunikate nga emaili i tij personal, kuptohet me kusht që të jetë i saktë dhe i vërtetë, kanë thënë më tej nga VMRO.
Më vonë, edhe Klan e pa të udhës që ta tërheq lajmin dhe të kërkoj falje publike. Në arsyetimin e tyre, thuhej që lajmin ta ketë bërë një gazëtar i cili e ka lëshuar emailin në mënyrë të paautorizuar, dhe nga i cili do të kërkojnë përgjegjësi.
Mbrëmjen e së mërkurës Klan Maqedoni publikoi një lajm, bashkangjitur një veturë, dhe shkruante se kryetari i ASH-së Taravari po zhvillon takim me kryetarin e VMRO-s, Mickoskin. Nuk dihet se çfarë do të bisedojnë dy liderët, shkruante më tej, por dy liderët thonë ata, por thonë se ky takim po zhvillohet në kohën kur po bëhen pozicione partiake rreth zgjedhjeve.
Emine Ismaili /SHENJA/