“Skenografi e mirëllogaritur nga kryeministri për dy qëllime: për ta rikthyer në agjendë temën e zgjedhjeve të parakohshme dhe e dyta, që ta ndërtoj imazhin si lider partcipativ, dhe të dyja idetë u realizuan”. Kështu e komenton takimin e djeshëm të liderëve të thirrur nga kryeministri, analisti Besim Nebiu. Sipas tij, nuk u prodhua ndonjë marrëveshje, por u prodhua perceptimi se partitë politike më në fund arritën të konsultohen dhe të bashkëpunojnë dhe këtë perceptim nuk e prishi as mungesa e liderit të LSDM-së Venko Filipçe.
Besim Nebiu, analist
“Sipas meje bëhet fjalë për menaxhim optik, e cila ka pak përmbajtje, përshkak se duhet të jemi të sinqertë, kishte një përafrim konceptual rreth temës së hapjes së modelit zgjedhor. Mirëpo, aq sa arrita të marrë vesh nuk kishte…një zgjidhje përfundimtare.Është më tepër një proces ku tregohen intenca të mira të aktorëve, sidomos të kryeministrit”.
Paralajmërimiin e kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit për një takim tet a tet me kryeministrin, Nebiu e sheh si një qëllim që të bëhet pjesë e Qeverisë.
Besim Nebiu, analist
“Pas humbjes në zgjedhjet lokale duket se zotri Ahmeti e ndryshoi tonin dhe frekuencat në të cilat vepron, por jo edhe qëllimin sepse qëllimi i tij është që të bëhet anëtar i Qeverisë sepse të gjitha veprimet e BDI-së shkojnë në atë drejtim dhe në atë drejtim e shoh edhe këtë përafrim të cilin mundohet që ta bëjë me kryeministrin”.
Tema e Qeverisë teknike siç thotë ai, ishte vetëm “sebepi” i takimit, më tepër ishte çështja se a do të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo. Qeveria teknike e luan kur kemi pushtet autoritar që nuk repsektohen rregullat demokratike. Prandaj, thotë se heqja eventuale e saj duhet të pritet të bëhet pas një apo dy cikleve zgjedhore, se a do të ndodh transferimi i lirë i pushtetit nga ky formacion në tjetër.
Të mërkurën me ftesë të kryeministrit u zhvillua takim liderësh në të cilin morën pjesë Koalicioni VLEN, AKI, ZNAM dhe Levica, ndërsa mungoi LSDM. Temat kryesore të diskutimit ishin heqja e Qeverisë teknike, Kodi Zgjedhore, ligjet e agjendës reformuese dhe Avokati i Popullit.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/


