Kryeministri Zoran Zaev është optimist se së shpejti do të gjendet zgjidhje për çështjen e referendumit dhe të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Pas takimit me liderët e partive më të mëdha Zaev njoftoi se nuk do të lejoj të kushtëzohen marrëveshjet me karakter strategjik.
„Kompromis nuk do të ketë për çështje strategjike. Amnestim direkt ose indirect nuk ka. Do ti japim shansë dialogut deri sa të jetë e mundur. Sigurisht pas saj do të vazhdoj parlamenti të punoj kurse ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të vazhdojn në Komision, ka deklaruar Zaev.
Ai nuk zbuloi detale nga takimi megjithatë njoftoi se atë do ta bëj takimin e ardhëshëm që pritet të mbahet të dielën.
Kryetari i VMRO-DPMNE opozitare, Hristijan Mickoski njoftoi se për disa çështje është arritur marrëveshje, por zgjidhje nuk ka edhe për çështjen e referendumit.
“Biseduam në përgjithësi për temat që janë të njohur në opinion dhe për disa që janë pjesë e bisedimeve që nga marsi. Për disa çështje kemi afrim, për disa jo. Ne insistojmë në vlerat dhe parime e vërteta, dhe jo në angazhimet deklarative. Ajo nënkupton respektim i ligjeve dhe Kushtetutës dhe të parandalojmë çdo tentim që të mashtrohet populli”, deklaroi Mickoski.
Takimin e përshëndeti dhe lideri i partisë opozitare Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sipas tij shteti është në pozitë kritike, dhe në pozitë që seriozisht të vazhdojë me procesin e euro –integrimeve.
Të parët që lëshuan takimin ishin Bilall Kasami dhe Ali Ahmeti, pëderisa Zaev dhe Mickoski vazhduan të vetëm dhe për 30 minuta./Almakos
Arbnora Memeti