Ndotja e ajrit shkakton përafërishit 30 për qind të sëmundjeve, shumë prej të cilave rezultojnë me vdekje. Ky përfundim ka dalë gjatë një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë dhe ai i Finlandës. Këto studime tregojnë që Shkupi rezulton të jetë qyteti me ajër më të ndotur. Dragan Gjorgjev, nga Instituti i Shëndetit Publik të RM-së tha që konkludimet janë bërë duke krahasuar rastet mujore të personave që vdesin dhe përqindjen e ajrit të ndotur.
“Gjatë këtyre tri viteve është parë që ndotja e ajrit, sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit janë rreth 30 deri 35%, pra në këtë përqindje ndotja e ajrit ka qenë e shkak i vdekjes së shumë personave, normalisht këtu bëhet fjalë për grupet vullnerabile, aty bëjnë pjesë të sëmurët kronik dhe personat e moshuar. Këto janë numra të mëdhenj, në vendet tjera ndoshta janë të identifikuara 10-20%, ndërsa tek ne për fat të keq është 30%”, tha Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik të RM-së.
Gjorgjev gjithashtu tregoi se nga studimet e bëra, si sëmundje më të shpeshta që marrin jetë njerëzish nga shkaqet ekologjike, gjegjësisht nga ndotja e ajrit janë tri grupe të sëmundjeve: sëmundjet kronike të zemrës, sulmet e zemrës dhe kanceri në mushkëritë e bardha.
Nga ana tjetër, Oto Haninen, nga Instituti për Shëndet Publik i Finlandës tregoi disa procese që ata kanë kaluar në Finlandë për ta përmirësuar gjendjen e ajrit të ndotur.
“Unë mendoj që një nga gjërat më të rëndësishme shikuar në aspekt historikqë në Finlandë kanë arritur ta bëjnë,është promocioni i ngrohjes qëndrore, deri në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, shtëpitë përgjithsisht janë ngrohur me dru dhe qymyr, por nga fundi i viteve ’70 dhe fillimi i viteve ’80, undërtuan qendra për ngrohje qëndrore dhe pastaj u mundësuan ngrohjen gjitha shtëpive. Një rol tjetër kanë luajtur, ndryshimi i madh i sistemit të vozitjes dhe ndryshimi në sektorine industrisë”, tha Oto Haninen nga Instituti për Shëndet Publik i Finlandës.
Ata gjithashtu bënë të ditur se studimet janë ende në vazhdim dhe se tani po hulumtojnë për gjetje të alternativave të daljes nga kjo situatë që gjendet Maqedonia, e posaçërisht Shkupi.
Përkrahës i këtij projekti është Bashkimi Eurpian, si përforcuese për testimin e kualitetit të ajrit, ndërsa është koordinuar nga Twining Byroja Meteorologjike e Finlandës.