Sindikata e pavarur e policisë ka reaguar sot ndaj suspendimit nga puna të disa pjesëtarëve tëNjësisë për Intervenim të Shpejtë, e njohur si EBR, në lidhje me sulmin e 27 prillit në Kuvend. Nga kjo sindikatë pretendojnë se policët e suspenduar janë të pafajshëm dhe se në mënyrë ligjore do të vazhdojnë të kërkojnë sjelljen e drejtësisë.
“Si sindikatëe pavarur i policisë kërkojmë urgjentisht të ndërpritet gjuetia ndaj të punësuarëve në polici të cilët janë në sulm dhe në periudhë prej 20 ditësh kanë marrë vendim për suspendim. Ajo që ndodhi më 27 prillështë ditë që do të analizhet shumë vite por, ne si sindikatë e pavarur i policisë, qëndrojmë fuqishëm dhe prej sot ku kemi pjesëmarrje të tre avokatëve me të cilët sindikati ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim dhe për përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve”, tha Goce Dellçev Todev nga Sindikata e Pavarur e Policëve.
Ata kanë kërkuar nga Prokuroria Themelore Publike që të fillojnë procese me të cilat nuk do t’i merret askujt e drejta, pikërisht në këtë rast kur, siç theksojnë ata, policiët e suspenduar nuk kanë absolutisht faj.
“Nuk munden policët të jenë ata të cilët kanë faj, të jenë me vendim për suspendim, ndërsa zotri Çavkov të përgatitet dhe të shkoj në pushim vjetor dhe të tërhiqet nga vendi drejtor i Byrosë për Siguri Publike”, theksoi Todev.
Ndërkohë, disa javë më parë gjashtë policë u suspenduan nga puna. Sektori për Kontroll të Brendshëm i MPB-së ka vërtetuar se ata kanë qenë të involvuar në protestat e dhunshme të 27 prillit në Kuvend.Për pesë prej tyre është vërtetuar se nuk kanë intervenuar kur disa deputetë të VMRO-DPMNE-së u kanë hapur derën kryesore të Kuvendit protestuesve dhe ata janë futur brenda. Polici i gjashtë është suspenduar me arsyetimin se ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës së tij.
Sindikata e policisë kërkon nga prokuroria të… by tvshenjaofficial

