Në kuadër të Samitit për ndryshimet klimatike në Baku, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova ka zhvilluar një takim me homologun e saj Bullgar, Rumen Radev. Nga presidenca infotrmuan se në takimin që ka zgjat një orë është diskutuar nevoja për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-bullgare, për tejkalimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve, si dhe mundësitë për thellimin dhe dinamizimin e bashkëpunimit dypalësh në disa fusha me interes të ndërsjellë. Siljanovska dhe Radev kanë prezantuan qëndrimet e tyre për zgjidhjet e mundshme për sfidat e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut.
PRESIDENCA
“Presidentja nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut politik dypalësh në të gjitha nivelet dhe vuri në dukje se duhet të respektohen qëndrimet dhe interesat e të dyja palëve dhe se zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe duhet të jetë brenda kornizës së vlerave dhe parimeve themelore të BE-së”.
Siljanovska citohet tí ketë thënë Radevit se marrëdhëniet duhet të zhvillohen në bazë të respektit të ndërsjellë, mbështetjes dhe bashkëpunimit aktiv, i cili do të kontribuojë në forcimin e besimit dhe miqësisë mes dy popujve. Nga presidenca informojnë se edhe presidenti bullgar Radev ka theksuar nevojën për zgjidhjen e shpejtë të çështjeve të hapura, si dhe nevojën për vendosjen e marrëdhënieve të mira në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Anida Murati /SHENJA/