Seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik përsëri është anuluar ngase katër nga prokurorët kanë munguar me arsye, ndërsa që të mbahet seanca është e nevojshme shumicë prej dy të tretave. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, informoi se në vend që të vijnë tetë, sot në seancë kanë ardhur vetëm shtatë prokurorë.
“Seanca është prolonguar për më 25 maj të këtij viti, sepse nuk kishim numër të mjaftueshëm të anëtarëve të këshillit për zgjedhjen e prokurorëve publikë. Sipas ligjit për këshill të prokurorëve publik, duhet të jenë të pranishëm dy të tretat, e ajo është minimum tetë anëtarë të këshillit, ne kishim shtatë, domethënë munguan 4 anëtarë, kanë munguar me arsye. Ishte i pranishëm edhe prokurori publik i Republikës së Maqedonisë.”, ka deklaruar Petar Anevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve.
Në seancë duhej të zgjidheshin më tepër prokurorë publik dhe të shpallet konkurs për pasardhës të Gordana Neshkovskës në krye të Gjykatës Themelore të Shkupit.
Mandati i Neshkovskës ka mbaruar dje dhe nuk dihet nëse ajo do të zgjidhet për prokuror kryesor në Prokurorinë e Shkupit. Derisa të bëhet zgjedhja e udhëheqësit të ri funksionin do ta kryejë zëvendësi i Geshkovskës, Jovan Cvetanovski.
“Sipas orarit vjetor për punë, është Jovan Cvetanovski zëvendësi i parë, është e njëjtë edhe më herët ju kam treguar, edhe në prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, dhe ai është Zllatko Bikovski… Pra nuk ka asnjë problem apo pengesë për funksionim të mëtejshëm të Prokurorisë Publike.”, ka shtuar ai.
Përndryshe, Gordana Neshkovska udhëheq lëndën për dhunën në Kuvend të enjten e 27 prillit, ndërsa ka udhëhequr edhe rastet ‘Monstra’ dhe ‘Rrjeti’ dhe raste tjera.
Përpos shpalljes për kryetar të ri të Prokurorisë së Shkupit, sot është dashur të diskutohet edhe për përzgjedhjen e dy prokurorëve nga Prokuroria e Lartë në Shkup dhe për prokurorë në Prokurorinë Publike Republikane, dhe në disa prokurori themelore gjithandej Maqedonisë.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
AJNUR 1 _16.05.2017 by tvshenjaofficial

