Institucionet gjyqësore vazhdojnë të kenë qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve sa i përket aspektit të punësimit. Ky diskriminim vërehet edhe në raportin e fundit të Avokatit të popullit, ku pasqyrohen shifrat e të punësuarave dhe në të cilën, pothuajse në çdo institucion të gjyqësisë, përfaqësimi i shqiptarëve nuk është në pajtueshmëri me ligjin për përfaqësim adekuat të etniteteve, raporton SHENJA.
Në Prokuroritë Themelore Publike numri i shqiptarëve në postin e personave të zgjedhur ose të emëruar është 14 apo 10 përqind, ndërsa në vendet udhëheqëse është vetëm një shqiptar. Prej 379 të punësuarave shqiptar janë vetëm 48 apo 12,7 përqind. Në Gjykatat e Apelit prej 89 personave të zgjedhur apo të emëruar vetëm 22 janë shqiptar dhe vetëm 1 në vendet udhëheqëse të punëse. Numri i të punësuarave në këto gjykata është 48 apo 14.6%. në gjykatat themelore vendet udhëheqëse i gëzojnë vetëm tre shqiptarë, përderisa nga 2352 nga numri i përgjithshëm i të punësuarave, 13,7 përqind janë shqiptarë.
Megjithatë, qasja diskriminuese ndaj shqiptarëve në aspektin e punësimit nuk përfundon tek institucionet gjyqësore, por një gjë të tillë ndjekin edhe institucionet e fushave të ndryshme. Në këtë mënyrë, në qendrat për punë sociale, prej 49 vendeve udhëheqëse të punës. 13 u takojnë shqiptarëve dhe nga numri i përgjithshëm i të punësuarave prej 1085, 181 janë shqiptar. Në ndërmarrjet publike, shqiptarët përfaqësohen me 14,2 për qind, përderisa në vendet udhëheqëse të punës prej 1275 shqiptarë janë 168. Situata është e ngjashme edhe në shëndetin publik, ku shqiptarët janë të përfaqësuar vetëm me 12,2 për qind, ndërsa në vendet udhëheqëse në këto institucione, ata përfaqësohen me 9,9 për qind.
Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim për diskriminimin e përfaqësimit të bashkësive etnike në institucione të caktuara duke u rekomanduar të njëjtave që të ndërmarrin masa për përmirësimin e kësaj gjendje.
Shqiptarët të diskriminuar në institucionet e… by tvshenjaofficial