Kryeministri Hristijan Mickoski pret që pala bullgare atë që thotë, ta vërtetoj më 24 qershor me tërheqjen e amendamenteve në Parlamentin Evropian. Kështu Mickoski thotë pas deklaratës së djeshme të presidentit bullgar Rumen Radev, i cili tha shteti i tij nuk do t’i vendos kushte të reja RMV-së, për anëtarësim në BE.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Vijnë shumë porosi të ndryshme nga Sofja zyrtare. Të parët tanë kanë thënë ‘më pak dëgjo çfarë flasin dhe më shumë shih se çfarë bëjnë’. Kanë një mundësi që ta vërtetojnë këtë që e flasin. Më 24 qershor në Komisionin për Punë të Jashtme pranë Parlamentit Evropian gjendet raporti të cilin pres që anëtarë bullgar të këtij komisioni të tërheqin amendamentet me të cilat kërkojnë që maqedonishtja, identiteti dhe gjuha shumë dekadëshe të definohet me fjalën ‘të tashëm’ ose ‘present’, dhe në korrniza të asaj fryme të miratohet raporti”.
Mickoski po ashtu shprehu pritshmëri që Sofja të pranoj takim në korniza të mbledhjes së NATO-s në Hagë dhe të bisedojnë për korridorin 8, në mënyrë që ata këtë projekt ta vendosin në listën e prioriteteve.
Gjatë Samitit të djeshëm në Tiranë, presidenti bullgar Radev tha se Bullgaria asnjëherë nuk ka vendosur veto ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian. Ndërsa shtoi se vendi ynë nuk ka mbështetje të mjaftueshmë nga fqinjët e tjerë për antarsimin e saj në BE.
Shefi i diplomacisë Timço Mucunski një ditë më parë deklaroi se po punohet për një dinamikë më të përforcuar të takimeve me Sofjen zyrtare dhe theksoi se janë të gatshëm që të gjejnë zgjidhje racionale në korrniza të vlerave evropiane, por duke vendosur qartë vijat e kuqe.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/