Problemi i shkollës së Norovës sa afrohet drejtë zgjidhjes, zhytet edhe më tej në labirinthe institucionale. Ministrja e Arsimit Vesna Janeva e bënë të qartë se në shtator nxënësit e kësaj shkolle nuk do të mësojnë në shkollën e re. Sipas saj fillimisht do të shkojnë me një zgjidhje afatshkurte ndërtimin e dy klasave, për të vazhduar më tej siç shtoi me zgjidhje afatgjate. Për momentin ajo thotë se nuk ka asnjë vendim për objekin e shkollës të ndërtuar nga banorët e zonës.
Vesna Janevska, ministre e Arsimit
“Për ndërtesën e re që e kanë menduar të jetë shkollë, në këtë moment nuk ka vendim. Pra, ai është objekt i ndërtuar në mënyrë ilegale nga qytetarët, nuk e dimë çfarë materiale janë përdorur, nuk e dimë kush e ka ndërtuar dhe paramendojeni, unë them mos e dhashtë Zoti të ndodh diçka, do të jetë e kotë që atëherë të kërkojmë përgjegjësi”.
Kurse kryeministri Hristijan Mickoski lavdëron Qeverinë e udhëhequr nga ai që një ditë më parë solli vendim për legalizimin e pronës ku është e vendosur shkolla e Norovës. Madje, ai thotë se do të shkojë të festoj bashkë me banorët e fshatit.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Ne i qëndruam fjalës, kështu zgjidhen punët. Ne sollëm vendim dhe tani personalisht do të shkoj atje të jau uroj banorëve. Kështu zgjidhen problemet dhe jo me porosi politike dhe keqpërodrim të ndjenjave të qytetarëve”.
Ministrja Janevska tregon se ajo që kanë zgjidhur është kalimi i pronës nga komuna Zhitoshë, në komunën e Krushevës, aty ku aktualisht është e ndërtuar shkolla.
Vesna Janevska, ministre e Arsimit
“Shkolla e vjetër e fshatit Norovë nga komuna Zhitoshë e kaluam tek komuna e Krushevës, ku realisht përket. Pra, ashtu siç premtova se do ta zgjidhim hap pas hapi, problemin e parë e zgjidhëm. Ky vendim i Qeverisë na mundëson që të veprojmë me hapin e dytë, gjegjësisht të mendojmë për vendime të ardhshme të mundshme. Çka do të thotë kjo, të ndërtojmë një shkollë të re, ta rikonstruojmë shkollën e vjetër, si të merremi vesh me vendasit, sipas nevojave të nxënësve”.
Përshkak të kushteve aspak të zakonshme për një shkollë fillore, banorët e fshatit Norovë të Krushevës me mjete vetanake ndërtuan një shkollë të re për nxënësit, por ndërtimet u ndërprenë nga institucionet nën arsyetimin se ndërtimi është pa leje.
Emine Ismaili /SHENJA/