Partitë politike shqiptare pothuajse të gjitha, ende nuk kanë qendrim sa i përket reformave në Kodin Zgjedhor. I pari që është pronocuar në lidhje me këtë çështje është kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili është shprehur kundër prozimit për një njësi zgjedhore, ndërsa Sela bëri të ditur se janë për 8 njësi zgjedhore dhe për lista të hapura.
ZIADIN SELA,KRYETAR I ASH-SË
“Ideja për një njësi zgjedhore është gabim, por në qofse e kanë me gjithë mendë, që duhet të hapet kjo temë, mendoj se duhet parë se cilat janë pikat e përbashkëta, e këto propozime gjithë i kemi. Të gjithë pa përjashtim themi listat duhet të jenë të hapura, le ti bëjnë listat e hapura, sepse kjo jep më tepër të drejtë qytetarit për të zgjedhur deputetin dhe jo kryetari i partisë të zgjedhë deputetin që ai preferon”.
Së shpejti do të dalin me qëndrime dhe nga Bashkimi Demorkatik për Integrim. Kështu njoftoi deputeti i kësaj partie, Ilir Hasani.
ILIR HASANI,DEPUTET I BDI-SË
“I kemi disktuar edhe në kuadër të grupit parlamentar të Frontin Europian. Si temë diskutimi në BDI, vite të tëra diskutohet çështja për një njësi zgjedhore, së shpejti edhe ne do të marrim një vendim për ofertën e kryeminsitrit, që e ofrojë në tavolin, që të bëhet një njësi zgjedhore, mirëpo duke kyçur në atë njësi zgjedhore edhe diasporën”.
Ndërkaq, njëri ndër krerët e VLEN-it, Bilall Kasami tha se VLEN po shqyrton nëse do të mbështesë idenë për një, tre apo tetë njësi zgjedhore.
BILALL KASAMI,KRYETAR I LËVIZJES BESA
“Kjo mund të ketë edhe implikime ndëretnike, sepse me një njësi zgjedhore sigurisht që duhet të ketë garanci që në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut do të mund të ruhet vota dhe nuk do të mund të ketë deformime të realitetit etnik të përfaqësimit në Kuvend. Pra duke i marrë parasysh të gjitha këto aspekte. Ne jemi duke ndërtuar qëndrimin tonë se a do të jemi për një njësi zgjedhore, për tre apo për tetë”.
Kujtojmë se disa ditë më parë, dy partitë e vogla maqedonase Lidhja Demokratike dhe Partia Liberal-Demokrate dorëzuan në Kuvend Propozim – ligjin për ndryshimet e Kodit Zgjedhor me të cilin propozohet që vendi të jetë një njësi zgjedhore, ndërsa këtë model e kanë mbështetur edhe dy partitë më të madha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM.
Samir Mustafa /SHENJA/