Lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela ka konfirmuar sot se, gjatë kësaj periudhe të turbulencave brenda koalicionit qeveritar, ka pasur tentativë nga partitë e pushtetit për bisedime për hyrjen e partisë së tij në Qeveri. I pyetur konkretisht a është takuar me kryeministrin, Hristijan Mickoski, ai tha se nuk është takuar por ka pasur tentative për takim por, nuk ka pasur interes sepse ASH, sipas tij, nuk e ka parë politikëbërjen vetëm si pjesëmarrje në politike. Ai më tej shtoi se, në drejtim të kësaj duhet të ndërtohet standard politik.
Ziadin Sela, kryetar i ASH-së
“Të tjerët janë brenda aleancës që erdhën vonë në Aleancë, të cilët e shohin ASH vetëm si mjet për ta prish dhe për të mbushur xhepat e tyre. Unë nuk kam këtë simbolikë, unë kam simbolikën e njeriut që ka ndërtuar Aleancën për Shqiptarët ndërsa të gjithë këto të tjerët tani po kacafyten me njëri tjetrin se kush më tepër do ta rrënojë ASH. Të përbashkët të dy arbenat kanë shkatërrimin e ASH-së. Ndërsa unë bashkë me aktivistët do e rindërtojmë dhe do e rikthejmë ashtu siç ishte”.
Ndërkaq, dy javë pas dorëheqjes së Arben Taravarit nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, qeveria ende zyrtarisht nuk ka propozuar kandidat të ri që do të vijë në këtë post, por edhe në funksionet e tjera publike që mbetën të zbrazëta pas dorëheqjes së kuadrove të Taravarit.
Si pasardhës i mundshëm i Taravarit, ditëve të fundit ka qarkulluar emri i Azir Aliut, ish ministrit të Shoqërisë Informatike.
Mickoski ka komentuar sot këtë propozim, duke thënë se nuk si pengesë faktin që Aliu është me profesion informaticientë ndërsa është propozuar për të udhëhequr me dikasterin e Shëndetësisë.
Hristijan Mickoski, Kryeminsitër i RMV-së
“Po, unë e kam marrë edhe zyrtarisht atë propozim. Këto ditë do t’ua dorëzojë deputetëve në Kuvend. Me zotërin Aliu njihemi, kështu që mendoj se do të kemi bashkëpunim të mirë në kuadër të Qeverisë”.
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, vendosi të dalë nga qeveria pas përçarjeve që ndodhen në koalicionin VLEN, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme lokale. Pas këtyre zhvillimeve, Taravari u akuzua nga koalicioni VLEN por edhe nga Mickoski se synon bashkëpunimin me BDI-në.
Teuta Buçi /SHENJA/